Ilirjan Gjika

Kryengritja e Mallakastres kunder Tanzimatit ne vitin 1847

Reformat e Tanzimatit ishin reforma me permbajtje kapitaliste. Ato do ti jepnin tjeter pamje Perandorise Osmane dhe filluan te zbatohen ne Shqiperi gjate vitit 1845. Sipas tyre shqiptaret nuk njiheshin si kombesi me vete, ndersa mbi popullsine vendosej nje sistem i ri taksash si dhe futej sherbimi i rregullt ushtarak. Keto masa shoqeroheshin me riorganizimin dhe me vendosjen e administrates se re turke. Ne keto kushte filloi pakenaqesia e masave popullore ndaj autoriteteve osmane. Shkaku kryesor i saj ishte rekrutimi ushtarak dhe aplikimi i taksave nga nje administrate krejtesisht e huaj, turke. Kjo administrate shihej me armiqesi sepse, nga njera ane ajo nuk njihte gjuhen dhe zakonet e vendit, ndersa nga ana tjeter ajo kishe ardhur me deshiren per tu pasuruar nepermjet korrupsionit dhe abuzimeve. Per ti bere balle zbatimit te reformave, qe godiste interesat e tyre kreret e Shqiperise se jugut u mblodhen ne qershor te vitit 1847 ne Mesaplik te Vlores. Ketu u formua beselidhja e perfaqesuesve te Shqiperise se Jugut qe u quajt "Lidhja Kombetare Shqiptare". Kjo organizate mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me ne krye Zenel Gjoleken. Ky komitet caktoi ne kete kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes ne krahinen e Mallakastres e mori persiper Rrapo Hekali.
    Emri i vertete i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga nje familje me origjine nga fshati Hekal. Pasi sherbeu per nje kohe te gjate si ushtarak ne ushtrine turke ne Arabi, Rrapua beri karriere ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi nje fare pasurie. Me keto para ku u kthye ne atdhe dhe bleu nje çiflig ne Levan (Fier), ku nisi administrimin e tij. Ne fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundershtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, beri qe ne maj te vitit 1847 te shperthente kryengritja antiturke, ku ai luajti nje nga rolet kryesore. Gjate zhvillimit te saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Beselidhja e Sinjes, ne te cilen mori pjese paria e Mallakastres1 dhe krahines se lumit te Vlores.

1. Udheheqesit e Mallakastres ishin: Rrapo Hekali, Zeqo Xhafo Karbunara, Orhan Bardha, Shaban Peshtani, Zenel Xhafo Aranitasi, Lulo Duraj dhe Yzeir Mahmutaj nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Yzeir Cakrani, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Hyso Qesarati, Dule Mato, Sadik Luftinja, dhe Sulejman Çelo Toçi.

Ketu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do te drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kesaj mbledhjeje Rrapua shkoi ne fshatin e lindjes ne Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenje, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povles ku u be bashkimi i luftetareve te Mallakastres, Myzeqese dhe lumit te Vlores, nen thirrjen "Besa-Bese". Autoritetet turke te Beratit vendosen qe ne kushtet e zgjerimit te kryengritjes ta shtypnin ate, duke derguar trupat e tyre drejt Mallakastres se Siperme, ku ndodhej qendra e levizjes.
    Ndeshja kryesore midis forcave osmane te drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashe Vrioni dhe kryengritesve te drejtuar nga Rrapo Hekali, u be ne korrik 1847 ne fshatin Greshice. Pozicionet midis dy forcave kundershtuese kalonin ne nje front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin nje efektiv prej 2400 ushtaresh1, kurse forcat e kryengritesve arrinin ne 800 veta. Luftimet ne Greshice zgjaten 3 dite e 3 nete dhe perfunduan me thyerjen e ushtrise turke. U vrane 230 ushtare, u kapen rob edhe tre komandantet e batalioneve, midis tyre Isuf Bej Vrionin, Islam dhe Sulce beun. Kryekomandanti i ekspedites Hysen Pashe Vrioni mundi te çante rrethimin dhe nepermjet Gradishtes, Rromesit e Cakranit mberriti ne Fier, me nje pjese te forcave te shperndara nga luftimet.
    Pas ketij suksesi kryengritesit ekzekutuan ne Sinje tre komandantet turq dhe ju drejtuan Beratit, te cilin e pushtuan ne 1 Gusht 1847. Kjo ishte nje tjeter arritje e rendesishme e kesaj levizjeje popullore, me e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqiperise se jugut kunder Tanzimatit. E shqetesuar per perpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke derguar kunder kryengritesve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelise Derbihor Reshit Pashen. Ai u nis nga Manastiri ne krye te 15 000 ushtareve te inkuadruar ne 7 divizione, dhe te paisur me artileri te lehte malore. Pas luftimeve te pabarabarta kryengritesit e braktisen qytetin e Beratit dhe u shperndane per te vazhduar qendresen te organizuar ne çeta. Me shtypjen perfundimtare te kryengritjes se vitit 1847 ne Shqiperine e jugut autoritetet turke munden te arrestonin Rrapo Hekalin.

1. Eqerem Yzeiri "130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres", "Veprimet luftarake te kryengritjes fshatare te Mallakastres me 1847" fq. 42- 51, Fier 1978

Pasi e burgosen ne burgun e Manastirit ate e ekzekutuan mesnaten e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar per vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga semundja e tifos. Pas shtypjes se kryengritjes ushtria turke beri raprezalje te renda ne Mallakaster, duke djegur fshatra te tille si: Greshica, Klosi dhe Fratari. Me vone me amnistine e vendosur fshataret iu rikthyen jetes se perditshme, megjithese vendi ishte rrenuar dhe ne Mallakastren e siperme gjithçka duhej te niste perseri nga e para. Disa vite me vone Porta e Larte perveç reformavve te lena pergjysme realizoi edhe reformen administrative. Treva e Fierit u fut ne vilajetin e Janines. Myzeqeja dhe Mallakastra ne kete vilajet gezonin statusin e Nahijeve. Me kete status ato qendruan deri ne Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 1912. Nahija administrohej nga Mydiri. Prane tij vepronte keshilli administrativ konsultativ (Mexhlis-i idare). Mexhlisi diskutonte te gjitha çeshtjet qe i perkisnin administrimit te Nahijes (krahinave).

Previous Previous Next Next