TKt-48

Menjëherë pas çlirimit, lokomotivat e para që hynë në Shqipëri ishin ato me avull.
    Këto ishin dy prodhime Gjermane të firmes ''Hanomag'' (Hannoversche Maschinenbau AG) e cila prodhonte lokomotiva me avull, traktorë, makina dhe paisje të ndyshme ushtarake. ''Hanomag'' bëri famë ndërkombëtare me dërgimin e një numri të madh lokomotivash në Bullgari dhe Rumani para luftës së I-rë botërore. Këto erdhën nga Hekurudhat Jugosllave (JZ Skopje) pas vitit 1945 pas një ndarje që u bë ndërmjet tyre. Me hyrjen në Shqipëri emërtimi i lokomotivave nuk ndyshoi dhe qarkullonin me të njëjtët numra nga ku ato kishin prejardhjen. Lëvizja e tyre bëhej në të vetmen linjë hekurudhore Durrës-Peqin.
    Të dytat që erdhën në Shqipëri ishin katër lokomotiva të klasit 42 të prodhuara në ''Lokomotivfabrik Floridsdorf'' në Austri themeluar në Shtator të vitit 1869. Gjatë luftës së II-të botërore kjo fabrikë kishte prodhuar për Gjermaninë në llogari të Deutsche Reichsbahn mbi 1172 lokomotiva. Nga mesi i Prillit 1945, pas mbarimit të luftës në Vjenë, fabrika kaloi në kontroll dhe manaxhim të plotë të Bashkimit Sovjetik. Të gjitha lokomotivat dhe vagonat që u prodhuan nga kjo fabrikë për 9 vjet me radhë dërgoheshin në Rusi dhe vënde të tjera ku ishin nën kupolën komuniste pasi ishte pronë e ish-Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1955. Kështu pra në Shtator të vitit 1946 Rusia i fali Shqipërisë katër copë para se të inagurohej linja e dytë hekurudhore Shkozet-Tiranë.
    Në fillim të viteve '50 në Shqipëri u futën gjashtë lokomotiva Polake të tipit TKt-48. Këto paisje u prodhuan në fabrikën industriale të Poznań në Poloni ku menjëherë pas prodhimit të tyre iu bashkangjit ''nofka'' Osioł ku në shqip do të thotë GOMAR. Themelimi i fabrikës u bë nga Hipolit Cegielski në vitin 1846. Fillimisht punoi si punishte për montimin e më vonë prodhimin e traktorëve agro-kultural. Viti 1869 e gjen më të madhe, më shumë se 300 punëtorë e duke prodhuar tashmë traktorë, lokomotiva me avull, kamionë ushtarakë dhe armë të rënda lufte. Në 1880 djali i Hipolitit dryshoi emrin e fabrikës duke e quajtur atë në ''Fabrika e Paisjeve dhe Veglave Bujqësore'' dhe në vitin 1889 e kaloi atë ndërmarje private. Viti 1923 e gjen këtë fabrikë me më shumë se 5000 punëtorë dhe vetëm me prodhime të altilerisë së rëndë lufte.
    Gjatë luftës së II-të botërore fabrika ishte tashmë nën kontrollin Gjerman. Familja Cegielski ishte e detyruar të prodhonte pjesë këmbimi për mjetet ushtarako-luftarake Gjermane.
    Pas mbarimit të luftës Qeveria e Republikës Popullore së Polonisë në vitin 1953 e pagëzoi këtë fabrikë me emrin ''Prodhime Çeliku'' Jozef Stalin në Poznań (Zakłady Metalowe im. Józefa Stalina w Poznaniu) ZISPO. Prej këtej dolën edhe 6 lokomotivat me avull të tipit TKt-48 që erdhën në Shqipëri me numrat 01-02-03-04-05-06 të cilat u prodhuan gjatë viteve 1951-1952. Faktikisht, lokomotivat 01 dhe 02 janë prodhime të firmës ''BUMAR-FABLOK'' në Chrzanowie. Numrat origjinal të këtyre lokomotivave janë 2922 dhe 2923 të prodhuara në vitin 1951. Kurse lokomotivat 03-06 janë të prodhuara në fabrikën ''Prodhime Çeliku'' Jozef Stalin në Poznań. Numrat origjinalë janë 03-1684, 04-1681, 05-1682 dhe 06-1683. Këto katër të fundit u prodhuan në vitin 1952. Të gjashta lokomotivt e tipit TKt-48 janë një version prodhimi për eksport i PKP-së dhe krejt ndryshe nga tipet e tjera për vet faktin se u mungojnë deflektorët e tymit. Në Shqipëri fillimisht ato punuan vetëm në dy linjat para hekurudhore duke tërhequr si trenin e mallit ashtu dhe të pasagjerit. Me futjen e lokomotivave të para dizel nga fundi i viteve '50 dhe deri në fillim të viteve '90 këto punonin normalisht dhe vitet e fundit të jetës së tyre vetëm për manovra brenda stacionit qëndror të Durrësit. Sot ato gjënden të hedhura si hekurishte pa vlera e të ndryshkura në Shkozet.

Specifikat teknike TKt-48
Tipi i lokomotiës Avull
Tipi i akseve 2-8-2
Skartamenti 1,435 mm
Gjatësia ndërmjet distancuesve 14,200 mm
Distanca ndërmjet akseve 1,700-1,700-1,700mm
Gjatësia e shasisë 12,960 mm
Gjatësia mbi nivelin e shinave 4,480 mm
Gjerësia maksimale 3,050 mm
Diametri i rrotës 1,450 mm
Pesha e plotë me lëndë djegëse 98 t
Pesha e plotë pa lëndë djegëse 78 t
Shpejtësia maksimale 80 km/h
Fuqia tërheqëse 1060 k.f
Diametri i jashtëm dhe trashësia e dhomës së ngrohjes Φ 133 mm/4 mm
Masa e dhomës së ngrohjes 121.1 m2
Diametri i jashtëm dhe trashësia e dhomës së tejngrohësit Φ 51 mm/2.5 mm
Masa e dhomës së tejngrohësit 49.1 m2
Masa e zgarës ngrohëse 2.97 m2
Gjatësia e zgarës ngrohëse 2.5 m
Gjerësia e zgarës ngrohëse 1.18 m
Diametri i hapjes së krahut cilindrik në aks 850 mm
Diametri i pistonit 500 mm
Goditja e pistonot 700 mm
Presioni i bolierit 1.6 bar
Masa e depozitës së ujit 10.3 m3
Masa e qymyrit 6 t

skema teknike TKt-48
© Materiali i mësipërm gëzon të drejtat e autorit Alqi Gjika