T211

Lokomotiva e tipit 700, me shënimin origjinal T211.1, është një prodhim i ČKD Praha.
    E cilësuar si ČKD loko-motor ishte lokomotiva më e vogël e brezit të ri që u prodhuan në vitet '50. Prodhimi filloi në seri të plotë në vitin 1955 deri në 1962. U prodhuan gjithsej 824 lokomotiva të cilat patën një shitje të shpejtë dhe u dërguan në firma industriale hekurudhore si: BRSS, GDR, Kinë, Rumani, Shqipëri dhe Bullgari. ČKD kishte si pikë kryesore të rindërtonte një motor me djegje të brëndshme dhe ia arriti qëllimit duke ndërtuar këtë makineri posaçërisht për manovra brenda për brenda stacioneve, futje të lehte nëpër magazina dhe për shërbime hekurudhore të ndryshme. Anasjelltas, negative e këtyre paisjeve është zhurma e lartë e motorit, kushte të vështira drejtimi e pa grohje sepse vendosja e këtyre konditave për lokomotivën duhet të ishin unike që ti përshtateshin dhe të shtrenjta.
    Lokomotiva e serisë T211.0 si dhe ajo e tipit T211.1 (700, 701) mbështetet mbi 2 akse lexues. Njësia është e paisur me motor dizel-hidraulik me djegje të brendshme TATRA T 111 A / 4-kohësh ku konservimi bëhet me ftohje ajri. Lokomotiva ka një fuqi prodhuese 121 kW, dy akse të tipit B, skartament standart 1,435 mm, freksion me 4-marsha dhe me ndrim manual të tipit CKD M 150-4 (Mylius). Shpejtësia maksimale 40 km/orë, dhe pesha e plotë e saj është 22 ton. Në Shqiperi u futen vetëm katër copë gjatë viteve 1959-1960 dhe përdoreshin për manovra vetëm në stacionin hekurudhor qëndror të Durrësit.
    Shtytja e makinerive është rrjedhin nga automjeti i serisë M 131,1 (801). Motori me djegje të brëndshme fillimisht ishte projektuar për tanke dhe kamionë ushtarakë, ku zhvillimin e tij e kishte nisur para luftes se II-të botërore paralelisht me evolimin e agregatit T 301, i cili gjendet në aplikimin e një automjeti te series M 131.1 (801). Motori me djegje të brëndshme lidhet me kutinë e ndrimit të marshave me kollodok. Ajo ka origjinë Gjermane dhe u prodhua nën lishencën e kapitalit Mylius Getriebe.
    Në Shqipëri, të regjistruara në dokumenta ekzistojnë katër lokomotiva të këtij tipi nga të cilat sot si të braktisura njohim vetëm dy, T454.0454 dhe T211.0455 .

Specifikat teknike T211
Tipi i lokomotiës Dizel-hidraulike
Tipi i akseve B'
Skartamenti 1,435 mm
Gjatësia ndërmjet distancuesve 7,240 mm
Distanca ndërmjet akseve 2,800 mm
Gjatësia e shasisë 6,000 mm
Gjatësia mbi nivelin e shinave 3,348 mm
Gjerësia maksimale 2,600 mm
Diametri i rrotës 1,000 mm
Pesha e plotë 22 t
Shpejtësia maksimale 40 km/h
Gradiacioni minimal i kthesës për UIC 60 m
Tipi i motorit TATRA T 111 A
Dalje formale e energjisë së prodhuar / fuqia 121 kW
Xhirot e motorit në shpejtësi maksimale 1600 r.p.m
Xhirot e motorit në gjëndje pune 720 r.p.m
Diametri i pistonit 130 mm
Numri i cilindrave 12
Rregullacioni i cilindrave dy rreshta në formë V
Volumi i motor me djegje të brendshme 14,825 m.litra
Pesha e motorit 970 kg
Renditja e injeksionit 1-8-5-10-3-7-6-11-2-9-4-12
Tipi i kompresorit Atmos W 115/80
Presioni maksimal i kompresorit 7 bar
Prodhuershmëria e kompresorit 50 m3/orë
Fuqia shtytëse në ecje 57 kN
Masa e rezervuarit 350 litra
Masa e vajrave lubrifikantë 90 litra
Masa e rërës 150 kg

skema teknike T211
© Materiali i mësipërm gëzon të drejtat e autorit Alqi Gjika