Viti i prodhimit 1958 - 62
552 kW, emërtimi i ČSD T435.0 (klasi 720) dhe në ish-BRSS ChME2001/002.
750 k.f dizel-elektrike me katër boshte (Bo’-Bo’)
Pas vitit 1948, ČSD tashmë filloi ta marrë seriozisht në konsideratë futjen e industrisë mekanike në vend. Nga kjo detyrë me përgjegjësi do të varej fati përfundimtar për ndërmarrjen e ČKD Pragë, në veçanti ČKD Sokolov, e cila prodhonte pjesë mekanike për lokomotiva dhe ČKD Stalingrad, ku prodhonte pjesët elektrike. Kërkesa kryesore ishte prodhimi i një lokomotive dizel 700, me akse lëvizësh të tipit Bo'-Bo', me shpejtësi maksimale prej 60 km/orë, 14 axle lexues për saktësi të shërbimit manovrues dhe menaxhimin e tërheqjes si të trenit të mallit ashtu dhe të pasagjerit.
Si pasojë u detajua motori i parë në vitin 1953 dhe u përcaktua për tipin T434.0, por që së shpejti u ndryshua në T436.0 pasi nuk përputhej me leximin e akseve sipas kërkesave të dizenjimit. Për fat të keq lokomotiva e re pësonte shumë difekte dhe u lanë shumë për tu diskutuar në praktikë për mirëmbajtjen e saj, pra ishte tepër e vështirë ti bëje rimont. Prodhimi u ndal duke përfunduar vetëm tetë lokomotiva. Nevojat për një lokomotivë të re ishin ende aktuale, dhe kjo së shpejti do të inicinonte zhvillimin e kërkesave të prodhimit të lokomotivave të ngjashme me ato të tipit T436.0. Përpunuan dhe avancuan dizenjon e lokomotives gjithashtu mënyrën e leximit të akseve duke reduktuar peshën nga 16 t në 15 t. Dy prototipe u përfunduan në vitin 1958 dhe iu bashkangjit shënimi T435.0 (sot 720). Duke filluar përsëri nga zero ČSD tashmë filloi prodhimin në seri të këtij tipi. Qysh prej vitit 1959 ČSD-ja kishte gati 53 lokomotiva të prodhuara dhe deri në vitin 1961 numri i tyre kishte shkuar në 150.
Megjithëse shumica e projektit teknik të lokomotivës së tipit T435 me pseodonimin "Hector" (sot klasi 720) u pregatit brenda një nate në një dhomë hoteli në Rusi që ishte kthyer në zyrë projektuese dhe, nën presionin qeveritar, u vërtetua se kishin detajuar me sukses një nga lokomotivat të cilat do ti rezistonin prodhimit më shumë se 30 vjet. Menjëhere pas këtij fakti fabrika ČKD në Pragë filloi prodhimin në seri të dy tipeve, T435.0 dhe T458.1 (me disa reduktime). U prodhuan gjithsej 8200 copë, nga të cilat 522 copë i terhoqi Bashkimi Sovjetik gjatë periudhës 1958-1965 (në Rusi njiheshin si ChME2). Shqipëria importoi 10 lokomotiva të tipit T435 prej vitit 1959 deri në 1962 dhe 9 copë të tipit T458 nga viti 1965 - 1973.
Këto lokomotiva u eksportun në BRSS, Gjermaninë Lindore, Shqipëri, Irak dhe në Indi. Në vitin 1960 këtyre paisjeve, si'ç u testua për herë të parë me lokomotivën T435.087 dhe të gjitha lokomotivat në vazhdim, tashmë ishte reduktuar shasia dhe krahëmbajtësit e akseve. Eshtë gjithashtu me vlerë të përmendet se lokomotiva e tipit T435.0 në bazë të konferences në Bratislavë në 1958 u konsiderua si një tip i këndshëm dhe më i preferuar nga ana e transmetimit të energjisë elektrike se sa ai hidraulik, i cili gjendej tashmë vetëm në mekinerinë T435.0.
Lokomotivat janë dizenjuar për shërbime të mesme, tërheqjen e trenave të rëndë dhe për manovrimin e tyre. Ato janë përfaqsuese të të gjitha llojeve të shërbimeve hekurudhore. Ky shërbim është mbajtur relativisht i gjatë, dhe në sajë të operacionit të besueshëm, të mirëmbajtjes, modestisë dhe i popullaritetit të saj të lartë. Nga ana tjetër, kushtet e punës të motorit të lokomotivave treguan një nivelit jo të lartë përsa i përket ''vetëm'' zhurmës së lartë në përgjithësi së bashku me të gjitha makineritë ndihmuese (gjeneratori, kompresori, pompat, ventilatorët etj). Sot pothuajse të gjitha këto lokomotiva nuk lëvizin më për vetë faktin se u zëvendësuan me tipe më të reja.

T435.0512 dhe T435.0513 ishin dy lokomotivat e para që erdhën në Shqipëri në vitin 1959. Në muajt fundit, po të këtij viti, u futën edhe tre lokomotiva të tjera, T435.0524, T435.0525 dhe T435.0526. Në vitin 1960 erdhi T435.0546. Në 1961, T435.0559 dhe T435.0560. Të fundit e këtij klasi ishin lokomotivat T435.0589 dhe T435.0591 që u blenë në vitin 1962. Mendohet se disa nga këto lokomotiva erdhën të përdorura nga CZD.
Ashtu si dhe me lokomotivat e tipit T669, emërtimi numerik i këtyre paisjeve në Shqipëri të importuara direkt nga Çekosllovakia, nuk ndryshoi. U ruajtën kodet e shqipëruara të vëna vetë nga fabrika mëmë. Fillimisht në Shqipëri ato u përdorën për tërheqjen e trenit të udhëtarëve. Pasi u futën lokomotivat e tipit T669 në vitin 1968, këto makineri tërhiqnin trenin e mallrave dhe më vonë vetëm për manovra brenda për brenda stacioneve. Këto lokomotiva ishin paisjet më të pëlqyera të mashinistëve Shqiptarë të cilët kishin nostalgji ndaj tyre për një periudhë tepër të gjatë. Megjithëse punuan pa pushim gjatë periudhës së tyre të lavdishme, ato i rezistuan gjatë si kohës, ashtu dhe nivelit kërkues në punë. Lokomotivat T435.0522, T435.0523, T435.0526 dhe T435.0591 kanë qënë në shërbim të stacionit të Fierit. Një nga karakteristikat e lokomotivës T435.0526 ka qënë gjëndja teknike shumë e mirë e saj dhe mirmbajtja nga ana e personelit të shërbimit. Këta të fundit e njihnin me emrin si ''Nusja e Hekurudhës''. Sot pothuajse të gjitha këto lokomotiva në Shqipëri janë jashtë përdorimit, të braktisura dhe në gjëndje tmerrësisht të keqe (statistikë e vitit 2009).
Përsa i përket lokomotivave të tipit T458 në plan të përgjithshëm janë të njëjta me ato të tipit T435 por me disa reduktime të vogla. E para lokomotive e këtij tipi që erdhi në Shqipëri në vitin 1965 ishte T4581521. Prej vitit 1968 deri në vitin 1973 hynë dhe lokomotivat në vazhdim: 1522. 1523. 1524. 1529. 1530. 1531. 1558. 1560. Gjithashtu në këtë tip lokomotive shikojmë ndyshimin numerik të tyre nga T435.0 në T458.1. Shpejtësia maksimale kapte 10 km/h më shpejt, 13 t më e rëndë dhe 720 mm më e gjatë se ajo e tipit T435.
| Specifikat teknike T435.0 |
| Tipi i lokomotiës |
Dizel-elektrike |
| Tipi i akseve |
Bo' - Bo' |
| Skartamenti |
1,435 mm |
| Gjatësia ndërmjet distancuesve |
12,560 mm |
| Distanca ndërmjet 2 vagonetave |
6,300 mm |
| Distanca ndërmjet akseve |
2,400/2,400 mm |
| Distanca totale e akseve anësore |
8,700 mm |
| Diametri i rrotave |
1,000 mm |
| Gjatësia mbi nivelin e shinave |
4,165 mm |
| Gjerësia maksimale |
3,000 mm |
| Pesha e plotë |
61 t |
| Pesha për aks |
? t |
| Shpejtësia maksimale |
60 km/h |
| Gradiacioni minimal i kthesës për UIC |
70 m |
| Tipi i motorit |
ČKD 6 S 310 DR |
| Volumi i motorit me djegje të brëndshme |
163,21 litra |
| Dalje formale e energjisë së prodhuar / fuqia |
552 kW |
| Fuqia e motorit |
750 kf |
| Xhirot e motorit në gjëndje pune |
300 rr.p.m |
| Xhirot e motorit në shpejtësi maksimale |
775 rr.p.m |
| Lloji i tërheqjes së motorëve |
TM 43/37 x 4 |
| Numri i cilindrave |
6 |
| Diametri i cilindrave |
310 mm |
| Goditja e pistonave |
360 mm |
| Renditja e injeksionit |
1-3-5-6-4-2 |
| Fuqia shtytëse e transmesionit |
Elektrike DC |
| Motorët elektrikë të akseve / në numër |
ČKD TE 004 B / 4 |
| Korenti i vazhdueshëm ( në dalje ) të motorëve elektrikë |
102 kW |
| Korenti i vazhdueshëm |
500 A |
| Fuqia maksimale tërheqëse në nisje |
160 kN |
| Fuqia terheqëse në ecje |
102 kN |
| Fuqia shtytëse e motorëve |
412 kVA |
| Fuqia e gjeneratorit (prodhueshmëria) |
470 kVA |
| Prodhuershmëria e kompresorit |
120 m3/orë |
| Masa e rezervuarit të naftës |
2400 litra |
| Masa e vajrave lubrifikante |
650 litra |
| Masa e ujit për ftohjen e motorit |
710 litra |
 © Materiali i mësipërm gëzon të drejtat e autorit Alqi Gjika |